Moderatorja Ilda Bejleri është padyshim një nga figurat më të pëlqyera të ekranit shqiptar dhe kjo reflektohet edhe në numrin e madh të ndjekësve dhe fansave të saj në rrjetet sociale.
Ajo është aktive në llogaritë e saj në rrjetet sociale ku ndan shpesh me ndjekësit e saj pjesë nga përditshmëria apo projektet profesionale. Por për sa i përket jetës private, moderatorja preferon të jetë heremtike duke mos dhënë asnjëherë detaje.
“Mjafton të jesh i lumtur, nuk ka rëndësi statusi ‘single’ apo ‘i lidhur”– tha Ilda kohë më parë kur u pyet për jetën e saj private.
Dhe me sa duket kjo frazë është ende “moto” e moderatores, e cila u shfaq në super formë dhe mjaft e buzëqeshur në postimin e saj të fundit. Edhe pse u ishte e veshur e tëra me të zeza, Ilda Bejleri duket mjaft sensuale dhe provokuese.
E në fakt ajo ka provokuar edhe me mbishkrimin që ka lënë poshtë fotos së publikuar:
“E zeza më shkon shumë”- shkruan Ilda duke shtuar: “Më falni, thjesht po dashurohem sërish me veten time…”
Teksa kurioziteti për jetën e saj private vetëm shtohet, moderatorja tregoi përsëri se nuk ka asgjë për të thënë rreth kësaj teme.
Ilda Bejlerin e kemi parë për vite me radhë me emisione sportive, ku më pas u distancua. Ajo u kthye në ekran me një projekt të ri, i cili nuk kishte të bënte me sportin, por me baletin. Gjatë një interviste për “ABC e pasdites”, Ilda tha se nuk e ka pasur fare në pikëpyetje nëse duhej ta pranonte një ftesë të tillë, sepse baleti është një ndër fushat ku e gjen veten.
Meqënëse emisioni që do të drejtojë kishte të bënte me nënat dhe fëmijët e tyre, moderatorja seksi tregoi planet e saj për të sjellë në jetë një fëmijë.
“Vjen një moment që çdo njeri e projekton veten për fazat e jetës. Të jesh mami është një gjë shumë e bukur, sidomos në momentin e duhur dhe aty ku ndjehesh e plotësuar.
Pse jo… unë nuk kam qenë kurrë kundër, unë gjithmonë jetën e kam marrë me faza dhe me hapat që ofrohen, në sensin që çdo moshë ka bukurinë e saj dhe ofron surprizat e veta,”- u përgjigj ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al