Shefi i famshëm i kuzhinës, Gordon Ramsay ka pësuar një aksident me biçikletë në Connecticut.
Lajmin e bën vetë të ditur vetë personazhi televiziv, përmes një video të postuar në Instagram.
Ai shprehet se pësoi një aksident të keq që jo vetëm se e ka lënë të dëmtuar, por gjithashtu dhe të tronditur.
Në pamje shefi tregon një pjesë të barkut e brinjëve të që janë mavijosur rëndë për shkak të dëmtimeve të marra.
Ramsay shprehet se gjithçka po shkon mirë e se fatmirësisht nuk ka fraktura, e ka qenë helmeta në kokë ajo që e ka mbrojtur.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al