5 Prill, 2022

Me flokë të shkurtër dhe veshje mashkullore/ Vështirë ta njihni bukuroshen shqiptare në këto foto


Vitet kalojnë por Valbona Selimllari vazhdon të mbetet një ikonë bukurie në vendin tonë. Ajo është mjaft aktive në ekran, e me bukurinë dhe elegancën që e karakterizojnë gëzon simpatinë e shumë njerëzve.

Selimllari është aktive dhe në rrjetet sociale, ku ndan shpesh foto me ndjekësit e saj. Së fundmi, bukuroshja shqiptare është rikthyer shumë vite pas në kohë, duke kujtuar momente nga adoleshenca. Ajo shihet me flokë të shkurtë gjë të cilën nuk e kemi parë te ajo pasi u bë figurë publike duke u portretizuar gjithnjë me flokët e gjatë. E buzëqeshur dhe në njërën prej tyre me syze, Valbona shihet teksa ka veshur rroba për djem por që sërish e bëjnë të ketë shumë hijeshi.

Duke shikuar këto foto, duket sikur vitet nuk kanë kaluar aspak për Selimllarin, e cila është konsideruar shpesh si shembulli i rinisë së përjetshme dhe kur mosha është thjesht një numër.

Valbona është nënë e tre fëmijëve që preferon t’i mbajë larg syrit të publikut dhe nuk i ekspozon shumë.

Në vitin 1992 ajo u kurorëzua “Miss Albania”, duke hyrë kështu në histori si miss-i i parë shqiptar. Për këdo që mund të pyesë veten për ‘sekretin’ e bukurisë së Valbonës, ajo ka treguar se çelësi për të qenë gjithmonë e freskët, është të mos jesh e përqendruar tek bukuria.

Ndërsa për linjat trupore, Valbona ka rrëfyer se tregohet e kujdesshme me ushqimin, nuk e tepron, edhe pse herë pas here nuk i thotë jo ndonjë ushqimi që mund të ketë shumë kalori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al