Modelja e njohur, Oriola marashi i ka dhënë fund beqarisë dhe zyrtarisht tashmë është e fejuar me futbollistin Eros Grezda. Këtë lajm sapo në e konfirmoi vetë Oriola me anë të publikimit të disa fotove në Instagram, ku nuk ka nguruar të ekspozojë edhe dorën me unazë.
Disa ditë më parë çifti më i ri i shoëbizz-it kanë takuar familjet e njëri-tjetrit dhe ajo që pritej ishte vetëm ceremonia e fejesës, por ende Oriola nuk na ka zbuluar ndonjë moment nga ceremonia.
Të dy tashmë ata janë vendosur në Kroaci për të bashkëjetuar. Ata u bindën se janë për njëri-tjetrin pas muajve të karantinës, që i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit 25-vjeçar, i cili jeton në Kroaci.
Çifti e kanë kaluar karantinën së bashku dhe Eros ka treguar detaje në lidhje me këtë periudhë izolimi, por që për të mund të konsiderohej një muaj i vërtetë mjalti. “Si po shkon marrëdhënia me Oriolën?”, e pyeti moderatorja e njohur, Ori Nebijaj.
“E thatë ju emrin e Oriolës, por unë s’e them në asnjë rast. Jam i lidhur dhe jam shumë i lumtur. Po kalojmë karantinën bashkë. Për momentin jemi bashkë dhe po kalojmë shumë mirë”, u shpreh ai shumë spontanisht.
Më pas, intervista vazhdoi duke u pyetur futbollisti nëse karantina ka shërbyer si test për marrëdhënien e tyre dhe 25- vjeçari e ka pranuar.
“Po normalisht, ishte një kohë e mirë që ta shohim veten, si ta njohim partnerin”, ka shtuar Eros Grezda. Nuk munguan dhe ngacmimet nëse ka ndodhur që janë grindur me njëri-tjetrin dhe nëse Oriola ia ka nxirë jetën atij me foto gjatë karantinës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al