Një djalë i ri është vënë përballë një situate e cila e lëndon dhe tashmë nuk di se si të dalë prej saj.
Ai është ritakuar me ish-të dashurën e tij, e cila e ka ftuar disa herë për seks por dëshirat e tyre janë të ndryshme. Ja çfarë i ka shkruar ai psikologes së “The Sun”.
Letra e djalit
“E dashur psikologe, jam një djalë 20 vjeç dhe prej 6 muajsh jam ndarë nga e dashura ime, e cila ishte një vit më e vogël se unë. Unë e kam dashur shumë atë, ka qenë femra e parë për mua, ndërsa ajo ka pasur disa partnerë më parë.
Ne u ndamë pasi unë isha shumë xheloz, por tani e takova sërish dhe ajo më tha të shkonim në shtëpinë e saj. Pasi shkuam aty përfunduam duke bërë sërish seks, dhe ndjenjat e mija u forcuan edhe më shumë.
Kur i kërkova edhe një shans për t’u lidhur sërish sepse e doja, ajo më tha se më mirë të takoheshim rrallë dhe të flinim bashkë, sepse më ka qejf por nuk më do siç e dua unë.
Nuk di çfarë të bëj, a duhet të luftoj për ta bërë për vete sërish?!”
Përgjigjja e psikologes
“Do të lëndohesh sërish nëse vazhdon të takohesh me të, sepse ajo nuk ka në plan të lidheni sërish.
Të paktën është treguar e sinqertë dhe të ka thënë se të ka qejf jo nuk të do, dhe kjo gjë duhet të të japë arsye për t’u shkëputur prej saj”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al