28 Dhjetor, 2020

“Më ftoi të jetoja me të në Amerikë”- Fjodora Fjora tregon cili artist me famë botërore e ka ngacmuar


Gazetarja dhe moderatorja e njohur, Fjodora Fjora, ishte një prej të ftuarave në emisionin “Shiko Kush Luan” këtë të shtunë.

fjodora fjora (5)

Gjatë sfidës “Haje ose thuaje”, ajo u vendos përballë një pyetjeje pikante.

Fjodorës iu kërkua të tregonte nëse ndonjë nga meshkujt VIP që kishte ftuar në emisionin e saj e kishte ngacmuar.

fjodora fjora (2)

Moderatorja rrëfeu për herë të parë publikisht historinë me artistin e famshëm, Goran Bregovic.

Fjora tregoi se Goran jo vetëm që e kishte ngacmuar, por edhe e kishte ftuar të jetonin bashkë në Amerikë.

fjodora fjora (1)

Megjithatë, gazetarja tha se e kishte refuzuar.

Kam pasur histori shumë të bukur. Goran Bregovic, jo vetëm që më ka gjuajtur, por më tha të jetoja me të në Amerikë, por e refuzova”,- rrëfeu ajo.

fjodora fjora (7)

Pak kohë më parë, Fjodora u infektua edhe me koronavirus. Ajo tregoi se kishte përjetuar një shok, pasi njëra prej analizave i kishte dalë gabim.

fjodora fjora (3)

Kam kaluar një nga momentet më të vështira të pandemisë atë ditë, sepse ka qenë shokuese për mua”, u shpreh ajo gjatë intervistës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al