Disa më parë artistja Inida Kreuz, e njohur ndryshe si Zhaku zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Ditën e sotme ajo ka folur për pritjen e ëmbël dhe emocionet në këtë periudhë. Duke zbuluar se është në muajin e tetë të shtatzënisë, Zhaku tha se gjëja që i kërkon më shumë këtë periudhë bashkëshortit të saj është akullorja.
Ndër të tjera Zhaku rrëfeu se ka shtuar peshë, duke thënë se i duket vetja si Kim Kardashian.
“Partneri është i detyruar nëse nuk kemi në shtëpi akullore, ai shkon ose ta blejë ose ta bëjë. Ai thotë: Ti si perëndeshë, çohesh në mëngjes ha akullore. Edhe fruta ha shumë, mund të 3-4 kile fruta në ditë. Është një egzagjerim i jashtëzakonshëm, zhduken frutat. Nuk jam dhe aq mirë me kilogramët, më janë ngjitur shalët. Edhe kur eci nuk mund ta besoj kur shoh veten, jam bërë si Kim Kardashian, e fryrë gjithandej.”- tha ajo për “Ftesë në 5.’
Artistja është martuar me partnerin e saj gjerman, Christian Kreuz, i cili është gjithashtu muzikant, në vitin 2013. Por çifti 7 vite më pas i habitën të gjithë me vendimin e tyre për t’u ndarë. Megjithatë, ndarja mes tyre zgjati vetëm një vit, kohë të cilën vetë ata e cilësuan si të nevojshme për të parë më qartë marrëdhënien e tyre.
Në një intervistë të bërë një vit më parë Inida dhe parteri i saj u pyetën nëse kanë plane për fëmijë. Artistja tregoi se ajo dhe muzikanti gjerman duan shumë, por nuk kanë mundur do të bëjnë për arsye shëndetësore. Megjithatë, ajo shtoi se të dy do t’i nënshtrohen takimeve me mjekë për ta bërë të mundur. Kujtojmë këtu se Christian ka një vajzë 22-vjeçare.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al