1 Prill, 2022

‘Më ka kërcënuar!”/ Dritan Mandro bën deklaratën e fortë për Kristo Sinanin: Ti nuk je i aftë të bësh për vete një femër


Gjatë puntatës së sotme në “Për’puthen” ka ndodhur një debat midis dy konkurrentëve, Kristo Sinanin dhe Dritan Mandro, ku ky i fundit e akuzoi se ai e ka kërcënuar në prapaskena.

Shkak i debatit është bërë Rrushe Zyba me të cilët shumicat e djemve duken se kanë një pëlqim për të dhe e duan në takime. Sipas Dritanit, Kristo e ka kërcënuar atë për faktin se ai është ngacmuar me konkurrenten.

Ai u shpreh se konkurrenti i ka thënë të bëjë kujdes me Rrushen pasi do ta pësonte keq. Më pas Dritani iu drejtua duke i treguar se Kristo nuk është i zoti të bëjë për vete një femër dhe se nuk duhet të ndërhyjë dhe të debatojë me të gjithë djemtë e emisionit në prapaskena.

Pjesë nga debati:

Dritani: Vjen me  kap mua ne prapaskena vjen kap Astritin, ti je nga ata tipat  i paafte mor vëlla ta bësh një vajzë për vete. Merresh me çunat dhe futesh në sherr me ta. Kristo më ka kërcënuar jo më larg sesa dje. Isha duke treguar backstage se çfarë kishte ndodhur dhe duke qeshur duke bërë shaka më thotë: Kujdes se po rrezikon shumë me Rushen me veprimet që po bën se do të të bëjnë ndonjë pritë dhe do të të godasin. Se kush do të ma bëj pritën dhe kush do të më godasi këtë duhet të ma sqarosh mua

Kristo: Ajo vajzë që ti tenton ta puthësh pa dëshirën e saj apo të bësh diçka tjetër…

Dritani: Nuk ishte pa dëshirë vëlla ishte thjesht një lojë, por ti je nga ata tipat që kështu i merr të gjitha dhe në qoftë se je i aftë bëje për vete Rrushen mos u merr me Astritin unë atë e respektoj sepse është një djalë i aftë dhe me eksperienca ndërsa ti nuk e ke atë aftësinë ta bësh për vete.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al