11 Maj, 2022

“Më ka kërkuar lekë”/ Robert Berisha rrëfen sherrin me Kledi Bahitin: U takuam këtu në Tiranë dhe e rraha


Moderatori Robert Berisha ka rrëfyer së fundmi një histori të pathënë më herët.

Ai zbuloi se në emisionin e tij “Robi plaket kur do vetë”, ‘jingle-a’ hapëse e porgramit është marrë nga një këngë që sipas tij ishte e blerë dhe me të drejta nga producenti Kledi Bahiti.

Por ai rrëfeu se Kledi Bahiti nuk e ka pritur aspak mirë këtë duke e akuzuar për plagjiaturë dhe duke i kërkuar para. Këngëtari tregoi edhe reagimin e tij.

“Kledi Bahiti më mori në telefon, më tha më ke marrë këngën e më ka kërkuar lek. I thashë, po ta bëj hit, aty as 7 sekonda nuk përdoret, vetem pak te ‘jingle’ e emisionit dhe më kërkonte lek. I thashë faleminderit shumë po lek nuk të jap unë ty dhe e ndërrova ‘jingle-n’. Ai duhet të thonte faleminderit që ma përdorët e iu shkoi në mendje. Pastaj u takuam këtu në Tiranë dhe e rraha (qesh).”– tha ai në “Top Albania Radio.”

 

Këngëtari  ka folur më herët për raportet me nënën e Renee, këngëtaren Nora Istrefi me të cilën pati së fundmi edhe një udhëtim në Paris. Roberti shprehu se raportet e tij me Norën do të jenë gjithmonë të mira, pavarësisht faktit se kanë një vajzë. Në lidhje me udhëtimin në Disney Land, këngëtari tha se kanë dashur që vajza e tyre të ketë një kujtim të mirë me të dy prindërit.

“Raportet kanë qenë gjithmonë të mira edhe do të vazhdojnë kështu. E kam thënë disa herë, edhe nëse nuk do të ishte Renee, mos të ishte vajza, nuk është mirë të zihesh me dikë sidomos me dikë që ke jetuar 13  vjet dhe që është nëna e fëmijës tënd. Kemi shfrytëzuar rastin që Renee ka qenë me pushime, e dërguam të ketë një kujtim të mirë me të dy prindërit ne Disney Land dhe jemi kënaqur shumë.”- tregoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al