2 Dhjetor, 2024

“Më kanë bullizuar dhe unë…”-Burimi i penduar pas daljes nga BBV: Ja çfarë më penalizoi


Burimi është banori i cili ka lënë së fundmi shtëpinë e Big Brother Vip Kosova, teksa ka folur për eksperiencën e tij brenda formatit ai është shprehur i penduar për mosregimin e tij në rastet kur është bullizuar.

Pasi është përballur me videot e bëra virale në rrjetet sociale, Burimi ka përmenduar gjërat të cilat e penalizuan.

“Penalizimi i lojës time ka qenë mosreagimi ndaj bullizimit. Se kanë qenë dy raste që isha i bullizuar. Jam ndier i bullizuar por kam menduar mos ta shfaq. Nuk e di si më erdhi ajo dhe kur i pashë videot jashtë siç kanë dalë edhe i kërkoj falje të gjithë njerëzve që janë si unë sepse nuk kam reaguar si është dashur të reagoj.”

Ndër të tjera ai shtoi se Arioni dhe Rezarti kanë qenë dy banorët të cilët e kanë bullizuar dhe mosregamiin e tij e sheh si një gabim i cili i ka penalizuar lojën.

Megjithatë Burimi thekson se nuk ka reaguar keq pasi “nuk kam dashur të bëj viktimën,” siç thotë ai.

“Bullizimi i parë ka qenë i Rezit që jashtë është parë si bullizim që kanë reaguar edhe VIP-at e Kosovës, aty e kuptova gabimin tim por secili njeri gabon. Falënderoj publikun që ka shprehur përkrahje për mua pa marrë parasysh çkado që ka ndodhur. Bullizimi tjetër ka qenë prej Arionit, se ai është bullizues,” ka përfunduar ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al