19 Maj, 2022

“Më kanë lënë vetëm atëherë kur kisha shumë nevojë!” Kë po ironizon Fjolla Morina?


Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka qenë muajit e fundit në qendër të vëmendjes pas skandaleve të njëpasnjëshme që kanë përfshirë atë dhe ish-bashkëshortin e saj Fisnik Syla.

Së fundmi, artistja ka bërë një shkrim të gjatë në Instagram në të cilin ka rrëfyer shumë gjëra që duket se kanë të bëjnë me jetën e saj, pavarësisht se nuk ka përmendur ndonjë emër.

“Më kanë bërë të ndihem e gabuar sepse ata/ato e urrenin saktësinë time. Më kanë vënë gjëra në gojë të pathëna sepse ata/ato nuk e dinë se çfarë do të thotë fjalë e mirë, më kanë vënë në rresht të fundit sepse isha e aftë.

Më kanë lënë vetëm atëherë kur kisha shumë nevojë. Më kanë shkatërruar urat e ndërtuara sepse ata/ato dinë vetëm të zvarriten më kanë sharë pas shpine sepse ata/ato nuk kishin kurajo të më flisnin në sy.

Më kanë rrahur krahët më kanë ngulur thika e të nesërmen më ka ardhur për vizitë. Më kanë fërshëllyer sukseset sepse ata/ato i sëmurë suksesi im. Më kanë fshehur jetën sepse minjtë kanë frikë të dalin në dritë.

Ata/ato janë ende këtu rrotull (më lexojnë në Instagram më takojnë në kafene) jam duke shkruar skenarin e radhës…Dhe unë vazhdoj të jem këtu, unë i dua sfidat.

Personaliteti im është ky që unë kam, sjellja ime varet nga ata që kam sot përballë”. -shkruan ajo.

Reagimi i Fjollës vjen pasi u zbulua se Fisniku po denoncohet për një tjetër mashtrim. Këtë herë ish-partneri i saj është paditur nga një kompani kosovare, për mospagimin e dy makinave të blera në vitin 2021.

Vlera e parave që Syla duhej t’i paguante kompanisë ishte 50 mijë euro. Por vetëm dy ditë më vonë, makinat u rishiten te një tjetër biznes, për 31 mijë euro, para të cilat Fisnik Syla i mori kesh dhe u largua për në Dubai. Por teksa ndodhte e gjithë skena e mashtrimit, duket se makina i është ‘dhuruar’ edhe këngëtares së njohur.

Në atë kohë këngëtarja publikoi në rrjetet sociale fotot teksa shfaqej me makinën luksoze, dhuruar pikërisht nga Fisniku, që në atë kohë ishte ende i panjohur për publikun. “O Zot, befasi”, shkroi ajo sipër njërës video që e ndau me ndjekësit. Megjithatë dhurata luksoze nuk u pa më në Instagramin e këngëtares, kjo për faktin se ish-partneri i saj e kishte rishitur, pa paguar më parë blerjen e tyre. Nuk dihet nëse Fjolla ishte në dijeni se vetura që po reklamonte në rrjetet sociale ishte pjesë e një mashtrimi bërë nga partneri i saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al