9 Mars, 2022

Me kë e ka Robert Aliaj? “Televizioni shet prostitucion”


Pasi ka lënë në mes spektaklit “Love Story”, Robert Aliaj ka shpërthyer me akuza të forta për televizionin. I ftuar në “Natë me Aulonën” kantautori shpërtheu në akuza për ekranet shqiptare, duke i akuzuar se shesin prostitucion çdo ditë.

“Televizioni shet pa frikë prostitucion çdo ditë. E ke të mbushur fare! Ne i çojmë nëpër sofra njerëzve imoralitet pa fund. Vishemi si ato vajzat e trotuareve dhe ja nxjerrim njerëzve në darkë, njerëzve që shohin televizor se nuk kanë jetë.

Televizioni e di çfarë është: është opsion i dytë për njerëzit këtu në Shqipëri, ku nuk ka jetë kulturore, ku ti nuk ke ku shkon, televizioni është solucioni si në kohën e diktaturës. Televizoni duhet të ketë brenda edukimin, ndërkohë këtu nuk ka fare lidhje me edukimin”- u shpreh artisti i njohur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al