Rita Ora ka shpërndarë një video të saj në duet me Jennifer Lopez, teksa ajo shkroi fjalët më të mira për dokumentarin e saj të ri frymëzues ‘Halftime’.
Këngëtarja ndau një video në Instagram ku shfaqet duke kënduar me JLo, të cilën nuk e kishim parë më herët. Ato këndojnë një këngë spanjolle përpara një pianoje teksa kimi mes tyre ka marrë vëmendjen e fansave.
Rita kishte veshur një jumpsuit të zi, të cilin e kishte kombinuar me një palë sandale me taka. Ajo i kishte kapur flokët e saj, kurse Jennifer dukej elegante me një fustan maxi shumëngjyrësh.
Në një mbishkrim të gjatë krahas videos, Rita foli për dokumentarin e Jennifer-it në Netflix, titulli i të cilit lidhet me faktin se ka hyrë në të 50-at dhe shfaqjen e saj në pjesën e parë të ‘Super Bowl’ me Shakira. Rita tha se ajo vazhdon të frymëzohet nga puna e palodhur dhe ‘bujaria’ e Jennifer-it dhe shtoi se ajo frymëzon gratë për të arritur ëndrrat e tyre.
Ajo shkroi: “Sapo pashë dokumentarin tënd: Halftime në Netflix dhe vazhdoj të frymëzohem nga puna e palodhur, forca dhe bujaria e pafund. Të gjithë ne vajzave na ke mësuar të mos kemi kufij. Ti na ke treguar se ne mund t’i bëjmë të gjitha dhe për këtë do të jem gjithmonë mirënjohëse. Në kohë dyshimi, gjithmonë kam kërkuar nga ti dhe arritjet e tua për udhëzim. Je një kujtesë e vazhdueshme se pse e dua kaq shumë këtë punë. Nëse nuk e keni parë dokumentarin e @jlo, shikojeni tani. Unë dhe J.Lo jemi lidhur gjithmonë duke qenë gra punëtore me karriera të shumëanshme. Kjo video ishte e paplanifikuar dhe nuk kishim bërë prova më parë. Një performancë e vogël spontane dhe argëtues në piano, dhe një nga arsyet e shumta që unë do ta dua gjithmonë J.Lo!”
View this post on Instagram
‘Halftime’ zbulon jetën personale të Jennifer-it, duke përfshirë lidhjen e saj me binjakët 14-vjeçarë Max dhe Emme – të cilët ajo i ka me Marc Anthony, si dhe jetën e saj profesional.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al