10 Prill, 2022

‘’Më kërko falje’’/ Beatrix Ramosaj poston videon gazmore, ndjekësit janë të bindur se i dedikohet Donald Veshaj


Trekëndëshi i njohur Beatrix- Donald dhe Bora ka qenë në qëndër të vëmendjes kohët e fundit. Ata janë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe ndonjëherë postimet që ata bëjmë aludohen nga ndjekësit se janë dedikime apo kunja ndaj njëri-tjetrit. Kështu ka ndodhur së fundmi me këngëtaren nga Kosova, Beatrix Ramosaj.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një postim në rrjetin social Tik-Tok teksa ka imituar një nga videot virale qesharake të konkurrentes së ‘’Love Story’’, Marinela Hysa  duke thënë ‘’Më kërko falje, okej mos më kërko falje’’.

@therealbeatrixramosaj Poooooor ? #fyp ♬ original sound – Hajde Burm

Kaq ka mjaftuar që t njerëzit të shpërthejnë në komente duke thënë se kjo video i dedikohet aktorit të humorit.

‘’100 për qind i ke thënë Donaldit’’, shkruan njëri nga ndjekësit.


‘’ Beatrix pyet për Donaldin të kërkoj falje’’, shkruan një komentues.

 

Historia e dashurisë së tyre lindi në shtëpinë e “Big Brother VIP” mes Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt ishte një nga më të komentuar në rrjetet sociale. Këngëtarja publikoi një këngën ‘’Faj’’ që ishte dedikim për aktorin e humori pas daljes nga shtëpia e BBV.

Lidhja e tyre jashtë shtëpisë nuk zgjati shumë pasi ata u ndanë. Shpesh herë i kemi parë që ata të thumbojnë njëri-tjetrin me anë të postimeve në rrjetet e tyre sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al