Hermes Nikaj, i njohur si Zogu i Tiranës, ndodhet ende në arrest shtëpie në pritje të vendimit pasi u akuzua për shfrytëzim prostitucioni.
Gjatë një interviste për Panoramaplus, ai zbuloi mesazhet private që vijnë në rrjetet sociale dhe propozimet që ka marrë.
Zogu i Tiranës zbuloi se ka marrë oferta nga më të ndryshme, madje i kanë kërkuar që ta kalojë arrestin e shtëpisë në Maldive dhe jo në Shqipëri.
Hermes Nikaj, i cili u kap në hotel me një biznesmen nga Mamurrasi, pranoi se aktualisht është single dhe se është lënduar nga dashuria, ndërsa tregoi se premtimi më i madh që ka marrë në një lidhje ka qenë: “Do të dua gjithë jetën, edhe nëse s’do jemi bashkë.”
Kemi parë që bën shpesh “live” në “Instagram” me ndjekësit apo miqtë e tu. Ç’ndodh në mesazhet private, ç’propozime të vijnë?
Hermes Nikaj: Unë jam njeri popullor, social, miqësor dhe po të mos e kaloj kohën me miqtë e ndjekësit e mi do çmendesha. Mesazhe më vijnë pa fund. Mesazhe kurajoje, admirimi, të cilat i vlerësoj shumë. Ju doni të dini nëse kam ngacmime? Po, sigurisht që po, kam oferta nga më të ndryshmet, madje më thonë që duhet ta kaloj arrestin e shtëpisë në Maldive e jo këtu.
Je lënduar nga dashuria deri tani dhe premtimi më i madh që të kanë bërë?
Hermes Nikaj: Unë jam person që përfshihem shumë emocionalisht. Jam lënduar nga zhgënjimi, jam lënduar kur nuk ma kanë kthyer dashurinë. Ndërsa premtimi më i madh që më kanë bërë është se do të më duan gjithë jetën, edhe nëse nuk do jemi bashkë.
/Intervistën e plotë e gjeni në Suplementin Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al