12 Shkurt, 2024

“Me lëpirje ke ardhur deri këtu”- Lediona debaton ashpër me Meritonin: Tregoje veten se kush je, jo puci-puci


Gazetarja Lediona Xheladinaj dhe Meritoni mëngjesin e sotëm janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Gazetarja i tha banorit që duhet të luajë individualisht në këtë shtëpi sepse sipas saj deri më tani ka ardhur duke u lëpirë, duke nënkuptuar lidhjen që ai ka me Ilnisa Agollin.

Moderatori e ironizoi atë teksa u shpreh se ajo e paska dashur shumë Rinorin që po flet fjalët e tij.

 

Pjesë nga debati:

Lediona: Ec individualisht. Tregoje veten Meriton. Lëpihu, lëpihu se me lëpirje ke ecur deri tani

Meritoni: Po paske qëndruar me të në Itali zemër se ti përdor fjalët e Rinorit, por bukurosh është

Lediona: Ec vetëm, tregoje veten

Meritoi: Po shumë më kishit marrë mësysh, preke hundën marshalla

Lediona: Kush je ti, tregoje jo puci puci

Meritoni: Po e paskeni dashur shumë Rinorin. Disa jeni të martuar more dhe disa jeni single

Lediona: Jo puci puc

Meritoni: Ohoo, fillove edhe ti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al