Rezarta Shkurta, e cila prej kohësh është shkëputur nga muzika, feston ditëlindjen e saj të 38-të. Edhe pse larg ekranit, ajo përsëri është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me ndjekësit momente familjare dhe jo vetëm.
Me rastin e ditëlindjes, bukuroshja është lumturuar nga vajza e saj Hera, dhe bashkëshorti Ermali, të cilët i kanë dhuruar një buqetë me lule si edhe i kanë shkruar një letër ku i shprehin dashurinë Rezartës.
Ka qenë vetë këngëtarja e cila e ka publikuar videon teksa vajza e surprizon me dhuratën, në Instagram.
“Dashuria jonë, gezuar ditëlindjen. Hera, babi. Të duam!” shkruhet në pusullën që shoqëronte buqetën.
Ndër të tjera Rezarta i ka bërë dhe një dedikim vetes së saj në InstaStory ku shkruan: ” Me mësove të lësh pas Rezartën që lëndohej para dashakeqësve, dhe ke mësuar t’i falësh edhe armiqtë sepse vetëm kështu pastrohet energjia.”
Postmi:
Sot dua t’i them diçka Rezartës nga Rezarta
Gëzuar ditëlindjen vetja ime, jam shumë krenare për ty, që bërë realitet ëndrrat e vogëlushes brenda teje.
Për familjen e bukur që ushqen çdo ditë falë dhe Ermalit që është që është shpirti i ëndrrave të tua.
Për punën e bukur që krijon çdo ditë, me pasionin që të del prej aurës.
Jam krenare për ty, që mësove të lësh pas Rezartën që lëndohej para dashakeqësve, dhe ke mësuar t’i falësh edhe armiqtë sepse vetëm kështu pastrohet energjia.
Çdo vit që kalon je një version më i mirë i vetes, dhe për këtë unë të falenderoj.
Të dua Rezarta nga Rezarta!