30 Prill, 2022

“Më mirë është një lidhje në distancë!” Dj PM flet për planet e të ardhmes me Sarah Berisha: Nuk guxoj ta them…


Sa më shumë hermetike të jenë personazhet publike aq më i madh është kurioziteti i publikut rreth tyre. Edhe pse Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi po mundohen ta shijojnë në privatësi lidhjen e tyre pas daljes nga “Big Brother VIP” diçka e tillë duket e vështirë përsa kohë janë të dy në qendër të vëmendjes.

Në një nga intervistat e tij të pakta të dhëna së fundmi PM foli për lidhjen e tyre duke u shprehur se edhe pse janë në distancë ndonjëherë kjo i ndihmon sepse i merr më shumë malli për njëri-tjetrin.

Dj po ashtu ka zbardhur detaje rreth takimit të Sarah-s me nënën e tij duke treguar se ishte një takim i thjesht dhe jo mes vjehrrës dhe nuses, pasi nëna e tij ka qenë fanse e blogeres. Sipas tij, ato kanë zhvilluar një bisedë natyrale dhe joformale. Sa i përket familjes së Sarah-s ai foli me superlative duke thënë se janë njerëz të kulturuar dhe shumë të mirë.

“Goca  ime jeton në Shqipëri unë në Kosovë. Por prej punës udhëtojmë shumë. Kur kanë ato kohë vijnë këtu. Më mirë është një lidhje në distancë se të merr më shumë malli. Edhe e bën lidhjen më të shëndosh, por të presim. Unë e kam takuar familje e Sarah-s edhe ajo të mijtë. Janë shumë njerëz të mirë, të kulturuar. Nëna ime ka dashur ta shoh Sarah se fanse dhe u zhvillua një muhabet natyral i një familje. Edhe motrën e ka takuar.”-tha ai për “Mirage”.

Ndërkohë i pyetur rreth planeve për të ardhmen, Pajtimi tha: “E kam një plan por nuk po guxoj ta them se nuk e di a bëhet.” Deklaratë kjo që ka marrë vëmendjen e të gjithëve që po pyesin se për çfarë plani e ka fjalën Pajtimi.

Vetë Sarah tha pak javë më parë në një intervistë se është ende shumë herët që ajo dhe PM të marrin hapa seriozë për lidhjen e tyre. Teksa pranoi se edhe ata kanë problemet e tyre si çdo çift, Sarah u shpreh se nuk kanë diskutuar për të ardhmen dhe se është e largët kjo pjesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al