15 Prill, 2022

“Më mirë herët se sa vonë”- Aktori i njohur deklaron se po mendon të tërhiqet nga Hollywood


Aktori Mark Wahlberg ka deklaruar se po mendon të tërhiqet nga Hollywood.

Aktori 50-vjeçar ishte në një intervistë për ET ku foli për filmin e tij të ri Father Stu dhe zbuloi pse po mendon të tërhiqet nga Hollyëood.

“Ndjej sikur po fillon një kapitull i ri për mua, pasi bërja e gjërave të tilla – substanca e vërtetë – mund të ndihmojë njerëzit”, tha ai për filmin e tij të ri.

“Patjetër që dua të fokusohem për të bërë më shumë. Unë nuk do të thosha domosdoshmërisht vetëm përmbajtje të bazuar në besim, por gjëra që do t’i ndihmojnë njerëzit. Kështu që, shpresojmë se ky film do të hapë një derë jo vetëm për mua, por edhe për shumë njerëz të tjerë në Hollyëood për të krijuar përmbajtje më kuptimplotë.”

Kur u pyet drejtpërdrejt për tërheqjen nga Hollywood, Mark u përgjigj : “Me siguri më mirë herët se sa vonë.”, duke mos dhënë detaje. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al