10 Mars, 2022

“Më mungon, dashuria ime”/Adriana Matoshi emocionon me dedikimin për partnerin e saj


Adriana Matoshi vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet e saj sociale ku publikon foto dhe video nga përditshmëria.

Sigurisht, që edhe partneri i saj futbollisti nga afrika Keith Groeneveld, nuk ka si të mungojë në mesin e fotografive që ajo publikon.

Së fundmi, ajo ka publikuar në Instastory një footgrafi ku shfaqet në krahët e Keith dhe shkruan se i mungon shumë.

“Më mungon shumë dashuria ime”, ka thënë ajo.

Kieth prej disa vitesh jeton në Belgjikë, ku është i angazhuar në karrierën e tij si futbollist, ndërsa Adriana po ushtron profesionin e saj si deputete në parlamentin e Kosovës.

Lidhja e tyre u bë zyrtare rreth dy vite më parë, por është përfolur mjaft gjatë për shkak të diferencës së moshës që ata kanë.

Megjithatë, aktorja ka treguar se mosha është thjesht një numër dhe se ky fakt nuk e perngon atë të jetë e lumtur në krahët e Keith.

Ju rikujtojmë se para disa muajsh, Adria ju nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në kokë, pasi tumori ju shfaq sërish pas shumë vitesh.

Operacion ky fatmirësisht i kryer me sukses ku Keith ishte pranë saj dhe nuk nguroi që edhe publikisht të ja shprehte dashurinë partneres së tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al