18 Mars, 2022

“Më mungon”/Noizy bën deklaratën e fortë për Dhurata Dorën, çfarë po ndodh mes tyre


Dhurata Dora është një nga artistet më të komentuara në showbizin shqiptar, e cila është mjaft aktive në projektet e saj muzikore.

Gjatë kësaj jave ajo ka publikuar projektin e saj muzikor me titull “M’ke Mungu” e cila është pritur mjaft mirë nga fansat.

Deri më tani, kënga e saj grumbullon plot 2.6 milionë klikime.

Dhurata ka marrë edhe mbështetjen e kolegëve të saj të cilët e kanë shpërndarë këngën në rrjete sociale, mes tyre edhe reperi i njohur Noyzi.

Ai ka publikuar një video të shkurtër nga klipi i Dhuratës dhe shkruan: “Më mungon edhe ti gjithashtu”,ku ka treguar se e dëgjon këngën e saj kudo që shkon dhe i pëlqen shumë.

Ju rikujtojmë se dyshja para një viti sollën bashkëpunimin e tyre të parë të titulluar “Mi Amor” e cila është kthyer në hit.

Si duket të dy ata ruajnë ende një raport të mirë mes tyre që nga nga ajo periudhë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al