1 Shkurt, 2020

‘Më në fund, pas 10 vitesh’, Xhensila Myrtezaj zbulon atë që Besi mësoi ta bëjë mirë…


Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, prej disa ditësh ndodhen në Izrael, aty ku kanë vizituar vendet e shenjta. Çifti ka postuar foto dhe video nga ky udhëtim, që i ka lënë shumë mbresa. 

Duke qenë se Besi dhe Xhensila kanë udhëtuar vetëm me njëri-tjetrin, “barra” për fotot i takon secilit prej tyre. Mirëpo, duket se Besi ia ka marrë dorën kësaj fushe dhe këtë na e tregon vetë Xhensila. Këngëtarja ka postuar një foto duke pozuar pas një dere dhe Besi shkruan se foton ia ka bërë ai e se madje ia ka qarë.

“Herë-herë e qaj foton”, shkruan Besi.

“Më në fund, pas 10 vitesh”, ia kthen Xhensila duke qeshur.

Goca, me sa duket paska shpresë, edhe partnerët tuaj do t’ua marrin dorën fotove…duhet vetëm të kalojnë disa vite.

Ndërkohë, Xhensila ka vendosur të heqë dorë nga pamja e zakonshme fizike, duke bërë një ndryshim rrënjësor. Ajo ka vendosur të heqë dorë nga flokët e gjata, duke ardhur me një look ndryshe.

“Kur ti i thua rri pak serioz, ai të përgjigjet: Ke ngatrru adresë”, shkruan Xhensila Myrtezaj në një foto me pamjen e re, për krah Bes Kallakut.

Këngëtarja nuk guxon shpesh me ndryshimin në pamjen e saj, por kësaj radhe ka vendosur t’i bashkohet trendit të kohës, me një prerje katrore të flokëve, duke i shkurtuar dhe duke errësuar ngjyrën e tyre.

 /Panoramaplus.al

 

 


 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al