15 Maj, 2018

Më në fund vendos t’i propozojë, por veprimi i 3-vjeçarit do t’ju shkrijë së qeshuri (VIDEO)


Një fëmijë 3-vjeçar ka vjedhur vëmendjen e të gjithëve në një ditë shumë të rëndësishme për nënën e tij.

Të shtunën që lamë pas, 33-vjeçari Kevin Przytula kishte vendosur që t’i propozonte të dashurës së tij 27-vjeçare Allyssa Anter, në Bay të Anglisë.

E në momentin më të bukur, kur Kevin u ul në gjunjë dhe nis t’i propozojë Allyssa-s, djali i saj ul pantallonat dhe nis të urinojë.

I gjithë momenti është filmuar nga vajza 11-vjeçare e Kevin Przytula, ndërsa video është shpërndarë me shpejtësi në internet.

Ndërkohë iu deshën 30 sekonda çiftit që të kuptonin se çfarë po ndodhte pranë tyre. “Ai po urinon, e ke seriozisht?”, thotë 33-vjeçari teksa qesh.

Videoja është parë më shumë se 56 mijë herë dhe shpërndarë 300 herë, para se ajo më pas të fshihej.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al