Aktorja e njohur amerikane, Amber Heard ka shqetësuar fansat teksa është parë së fundmi duke përdorur paterica për tu kthyer në shtëpinë e saj të re në Madrid.
Në fotot e siguruara nga Page Six duket qartë Heard duke buzëqeshur me komshinjtë e saj teksa ishte me motrën e saj Whitney Henriquez dhe mbesën 2-vjeçare, Oonagh.
37-vjeçarja iu tha fotografëve se kishte lënduar këmbën gjatë stërvitjes në Maratonën vjetore të New York-ut e cila do të zhvillohet në fillim të nëntorit.
Ndër të tjera ajo gjithashtu u shpreh se ndihet shumë e emocionuar do luajë sërish në Meras në “Aquaman and the Lost Kingdom”, i cili do të shfaqet në kinema në muajin dhjetor.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al