Debatet mes dy aktorëve, Romeo Veshaj dhe Egla Ceno nuk kanë të mbaruar, i tillë ishte dhe ai i ditës së djeshme ku konkurrenti i ka thënë banores së është bukëshkalë.
Situata e dy banorëve u diskutua edhe gjatë primet të mbrëmjes së djeshme dhe Romeo tregoi se i ka thënë Eglës bukëshkalë sepse ajo e ka sulmuar dhe i ka përmendur familjarët.
E teksa Egla u shpreh se raporti me vëllain e banorit, Donaldin është profesional, megjithëse Romeo tha se aktorja po gënjen.
“Patjetër, sepse nuk mund të thuash që Donaldin dhe Borën i kam xhan dhe të thuash profesional” – tha aktori.
Nga ana tjetër Ori Nebijaj u shpreh se Egla ishte e para që i ka thënë Romeos bukëshkalë, duke shtuar se nuk e beson versionin e aktores sepse ajo ka dy standarte.
“Është fjala e dytë e rëndë që më the për këtë mbrëmje”– iu drejtua Egla duke treguar se fjalën bukëshkalë ia ka dhënë Romeos për mosmirënjohës për vendin e finalisit që ai e fitoi “falë saj”, ndërsa opinionistja u shpreh se aktorin në finale e dërguan votat e publikut.
Diskutimi:
Romeo: Unë i kam thënë Eglës bukshkalë, se dhe ajo më ka thënë bukshkalë para një jave. Eglën nuk e ka zënë gjumi gjithë natën, duke më përmendur familjarët e mi, në këtë rast Donaldin.
Ledioni: Ngaqë ti i thoje bukshkalë dhe Egla e mendoi se ja thoje për këtë arsye.
Romeo: Jo, ja kam thënë të nesërmen. Unë Eglën e njoh prej Donaldit dhe e respektoja. Kam mbajtur të njëjtin qëndrim që nga dita e parë deri në momentin që Egla më ka sulmuar mua duke përmendur Donaldin. Kisha një raport shumë të mirë dhe besoja se e kishte pa të keq. Unë po zihesha me Julin dhe ajo më përmend Donaldin dhe vazhdon e përmend në gjumë. Meqë je grua e fortë, shkoi gjërave deri në fund. Je një njeri që nuk i respekton njerëzit. Siç më ke shitur mua, ke shitur dhe vëllain tim, vetëm e vetëm për të më acaruar mua. Egla Ceno ka shitur fytyrën për këtë lojë dhe unë mendoj se e meriton finalen.
Ledioni: Bukshkalë Egla të ka thënë e para, se nuk e ke zgjedhur në finale…
Romeo: Dhe kjo më ka shpëlarë mua, më ka përmendur familjen. Ke shkelurt çdo parim për këtë lojë.
Egla: Romeo ka pranuar se bukshkalë e ka fjalën për filmin që u përmend në klip.
Romeo: Është teknike, nuk do debat.
Egla: Të lutem mbyll gojën. Atë mbrëmje nuk ia kam përmendur emrin e të vëllait në gojë. I kam thënë që je një kopje e shëmtuar dhe këtë lojë ja kam bërë pas daljes së Erjolës. Akuzën që i bëri Erjola atë Prime, i ka sheshuar fare, ndërsa mua ma ka përmendur. Sjell në këtë shtëpi të vëllain, në mënyrë që të duket sikur e kemi sulmuar me të vëllain. Pas dy ditëve, meqë e dashka po ja përmend. Bukshkalë nuk ka pse ma përmend për projektin që kam bërë me vëllain tënd. Ka qenë i kënaqur me punën që kam bërë, kam qenë e kënaqur me pagesën që më ka bërë. Ç’nevojë ke ti të sjellësh vëllain tënd në shtëpinë e Big Brother-it.
Ledioni: Cili është raporti yt me Donaldin? Miqësor apo profesional?
Egla: Super profesional.
Ledioni: Dhe ti Romeo mendon se Egla po gënjen?
Romeo: Patjetër, sepse nuk mund të thuash që Donaldin dhe Borën i kam xhan dhe të thuash profesional.
Ori: Jo, xhan dhe profesional nuk ka. Nëse je profesional dhe më pas kalon te xhani, nuk je më profesional. Ai i referohet deklaratave të Eglës, që ka thënë se nuk do e përdorë Donaldin se e ka xhan. Realisht nuk e kuptoj që është e vështirë të pranohet, qoftë nga ana e njërit, qoftë nga ana e tjetrit. Në këtë debat më duket shumë e lehtë për ta kuptuar. Nga ana njerëzore këto duken sikur kanë njohje profesionale. Në këtë Prime zbulova se fjalën bukshkalë si term e përdor në dy situata, një herë për t’u mbrojtur dhe njëherë për t’u sulmuar.
Egla: Kemi ndejtur 20 ditë në një vend, sepse kemi xhiruar. Nuk kam harxhuar kohë jashtë punës time me këta njerëz dhe pyetini sepse i keni aty të dy, edhe Donaldin edhe Borën. Nëse thonë të kundërtën, hajde këtu Ori dhe të kërkoj ndjesë dhe do të të ulem në gjunj.
Ori: As nuk të thashë që e ke gabim, as nuk të kundërshtova. Unë mund të mos e kuptoj çfarë them sa ti e nderuar nuk e kupton se sa e qartë del, ku në dy raporte krejtësisht të pavërteta, del që fjala bukshkalë del njëherë për t’u mbrojtur dhe njëherë për t’u sulmuar.
Egla: Është fjala e dytë e rëndë që më the për këtë mbrëmje.
Ori: Çfarë fjale të rëndë të thashë moj Egla?
Egla: Për hipotezën që hodhe te unë, që kam dy standarde.
Ori: Egla të lutem se nuk po më respekton.
Egla: Unë i kam thënë Romeos bukshkalë për mosmirënjohjen në vendin që është, për finalistin.
Ori: S’do dilte Romeo finalist po të mos ishe ti? Romeon e votoi publiku mbasi ja dha Egla mundësinë. E dyta, Romeo mund të dilte në finale edhe po të mos ishte kjo mundësi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al