26 Shkurt, 2021

Me pranga në duar e me gojë të mbyllur, ç’po ndodh me Kejvina Kthellën? Ja videoja që u bë virale në rrjet


Kejvina Kthella postoi dje në Instagram disa foto e video, në të cilat shfaqet ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.

Ajo shfaqet me gojë të mbyllur dhe me pranga në duar dhe tregon se e gjithë kjo ka të bëjë me “rrëmbimin” e saj.

Kejvina publikoi edhe një video ku shihet duke pozuar para kamerës, ndërkohë në sfond aktori i humorit, Visjan Ukcenaj zbret nga një makinë tip “Range Rover” dhe qëllon në ajër me pistoletë.

Në këtë moment, Kejvina trembet shumë dhe reagimi epik i saj duket se është bërë viral në rrjet.

Për një gotë ujë përfundova kështu. Po si mund të rrëmbehem unë?”, shkruante ndër të tjera ajo.

Megjthatë, bukuroshja seksi ka treguar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi kjo është mënyra që ajo ka zgjedhur për të treguar se do të shfaqet në një emision humori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al