24 Tetor, 2024

“Më prekte në gjoks dhe…”- Ish-modelja akuzon Donald Trump: U takuam në një festë Krishtlindjesh, ja çfarë ndodhi në ‘Trump Tower’


Ish- modelja Stacey Williams, ka hedhur akuza ndaj kandidatit për presidentit, Donald Trump me pretendimin se ai e ka ngacmuar seksualisht.

trump william

Sipas modeles, e cila ka folur për The Guardian gjithçka ka ndodhur në vitin 1993 në një festë Krishtlindjesh në “Trump Tower.

 

96_swilliams_01jpg

 

Williams pretendon se në atë kohë pasi Trump e përshëndeti, e tërhoqi drejt tij dhe filloi ta përkëdhelte.

“Vendosi duart e tij në gjoksin tim, në bel dhe të pasmet”, tregon ish modelja, e cila më pas shprehet se ka qenë e hutuar për ato që po ndodhnin.

download

Ndërkohë zëdhënësja e fushatës së Trump, Carolyn Levitt mohoi pretendimet e Williams, duke thënë: “Këto pretendime, të bëra nga një ish-mbështetëse e Barack Obamës dhe të shpallura në një telefonatë të fushatës së Harris dy javë para zgjedhjeve, janë krejtësisht të rreme. Është e qartë se kjo histori e rreme është sajuar nga fushata e Harris

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al