Adelina Tahiri ka treguar ditën e djeshme se prej më shumë se dy muajsh po kalon pushimet verore në Greqi, së bashku me partnerin dhe familjen e saj.
Këngëtarja seksi gjeti pak kohë për ndjekësit me të cilët zhvilloi një bisedë virtuale. Njëri prej tyre e pyeti artisten nëse djali i saj, Joni, është bashkë me ta.
“Jo! Dhe shumë po më mungon”, u përgjigj Adelina. Mirëpo kjo i ka bërë përshtypje shumë ndjekësve, të cilët nuk e perceptojnë dot faktin se si një nënë mund të qëndrojë pa të birin për më shumë se dy muaj.
“Si mund të qëndrosh pa djalin për dy muaj?!”, i shkroi një ndjekëse, së cilës Tahiri iu përgjigj: “Djali është në Greqi me mua!Po ne kemi shtëpi këtu dhe vendosemi për tre muaj! Ndërkohë lëvizim në destinacione të ndryshme me burrin”.
Por cila është arsyeja që këngëtarja nuk e merr të birin me vete?
“Sepse Joni ka rregullin e vet! Dhe mendoj që kur bëj pushime të shkurtra si për shembull ky tani, 4-5 ditë, nuk i bëjnë mirë! Sepse është akoma bebe dhe i shkatërroj qetësinë! Joni është me mamin tim, babin, Dianën dhe Xhixhin (dadon)”, i sqaroi të gjithë ndjekësit biondja seksi.
Ajo ndau edhe një foto të shkrepur në moment me bashkëshortin, Serjozan, të cilit ia mbuloi fytyrën. Adelina më parë ka shprehur publikisht dëshirën për tu bërë nënë për herë të dytë, duke thënë se partneri i saj e meriton të bëhet sërish baba dhe se është shumë i përgjegjshëm.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al