19 Mars, 2024

“Më solli 5 burra në tavolinë”/ Roza Lati rrëfen historinë e sikletshme me Romeon: Isha e vetmja femër dhe…


Teksa po bisedonte me Julian Dedën, Roza Lati ka treguar një situatë të pakëndshme me Romeo Veshaj jashtë shtëpisë.

Moderatorja tha se kur ka qenë në kafe me Romeon jashtë shtëpisë, ai i ka sjellë në tavolinë 5 burra të panjohur, sapo ajo ka dalë jashtë për të blerë cigare.

E lënduar nga gjesti i aktorit, Roza tregoi se ajo ishte e vetmja femër në tavolinë dhe një veprim të tillë nuk e priste nga Romeo.

“Si femër e tavolinës sa shkova të blija cingare dhe të kthehem me mi ul 5 burra në tavolinë! Ky të më bëjë mua pyetjen se a ke ngecur ti ndonjëherë në tavolina? Cili mashkull duhet ta bëjë këtë pyetje? Shumë ë… Ti bjeri Rozës ku të duash po jo ti që një herë je ulur me Rozën në tavolinë i ke ulur 5 burra në tavolinë pa dijeni.”- tha Roza.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al