Ndoshta reshjet e shiut që pushtuan vendin tonë, kryesisht Tiranën ditën e sotme nuk ishin shumë romantike dhe nostalgjike për të gjithë. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për Monika Lubonjën.
Ditët me shi, ashtu padashur të fusin në melankoli dhe në këto ditë priresh të bëhesh nostalgjik e t’i kthehesh kujtimeve të vjetra. E teksa po udhëtonte me makinë, shiu i ka sjellë ish-banores së Big Brother VIP një çast malli.
Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një video ku interpreton vargjet e një prej poezive më ikonike të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
“Dhe thënia e vjetër e Heraklitit/ Seç mu kujtua sot për dreq/ “Të zgjuarit janë bashkë në këtë botë, kurse të fjeturit janë veç”” -interpreton ajo disa nga vargjet e poezisë ‘Ca pika shiu ranë mbi qelq’ të Kadaresë.
Krah videos Monika ka shkruar: “Një tingull shiu më solli një çast malli”. Nuk mund të themi me siguri se çfarë i kujtoi shiu aktores, por me siguri dikë që nuk është më pjesë e jetës së saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al