8 Shkurt, 2024

“Me të gjetë në rrugë nuk të marrin”- Plas debati mes Sarës dhe Ilnisës: Je këtu sepse ke bërë dashuriçka me Meritonin


Ilnisa Agolli dhe Sara Gjordeni mbrëmjen e djeshme kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën në “Big Brother VIP”.

Gazetarja e ka ofenduar keq banoren duke i thënë se edhe nëse e gjejnë në rrugë nuk e merr kush, ndërsa ajo ia ka kthyer me të njëjtën monedhë duke u shprehur se Ilnisa edhe lojatre e dobët dhe është akoma në këtë shtëpi falë dashuriçkave me Meriton Mjekiqin.

Duke u përpjekur që të distancohet nga debati, Ilnisa i tha Sarës se nuk merret me lojtare të dobëta si ajo.

 

Pjesë nga debati

Ilnisa: Ty me të gjetë në rrugë nuk të marrin

Sara: Ilnisa ti je këu sepse ke bërë dashuriçka me Meritonin, mendoj unë

Ilnisa: Çfarë po bëj unë?

Sara: Do si lojtare e vrazhdë, unë këtë mendoj se je këtu se ke bërë dashuriçka me Meritonin

Ilnisa: Unë dashuriçka me Meritonin?  Nëse kjo

Sara: Nëse të gjejnë në rrugë nuk të marrin. Kjo që thash është unë sherbet nga ajo që më the ti moj

Ilnisa: Sherbet? A e din se sa e gjatë është rruga?

Sara: Unë jam shumë gati dhe të kam thënë të lutem merru me mua

Ilnisa: Unë nuk merrem me lojtare të nivelit tënd

Sara: Unë mendoj që jam shumë e fortë

Ilnisa: Kjo rruga është kaq e gjatë sa do ta shikojmë

Sara: Merru me mua se jam shumë gati

Ilnisa: Ti ke dalë me kohë nga kjo rrugë

Sara: Po ja që u futa me të drejtën që na e ka dhënë Bigu të gjithëve

Ilnisa: Unë me ty nuk dua të komunikoj

Sara: Normal se unë të nxjerr bllof

Ilnisa: Shiko unë respektoj Bardhin se të jetë për ty…

Sara: Aaaa më ke dhënë dorën një herë. Mua s’më zë gjumi në darkë, ti se din që mua s’më zë gjumi në darkë kur s’me flet ti

Ilnisa: Ti ke kohë që nuk flen për arsye të tjera

Sara: A e din pse nuk flej, sepse rri me Bardhin

Ilnisa: Më vjen keq që u zgjua Sara nga gjumi

Sara: Ik Ilnisa hap ndonjë llaf andej

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al