30 Dhjetor, 2020

Me videon më të veçantë, Vlashent Sata zyrtarizon lidhjen me Dojna Memën! Ja momentet më të bukura të çiftit gjatë 2020-ës


Prej kohësh aludohej se Dojna Mema dhe Vlashent Sata ishin në një lidhje romantike.

dojna mema vlashent sata

Pak kohë më parë, moderatorja vërtetoi se janë bashkë, duke zbuluar se edhe po bashkëjetojnë.

dojna mema vlashent sata (4)

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme këngëtari i njohur zgjodhi të bënte një urim të veçantë për festat e fundvitit.

dojna mema vlashent sata (10)

Vlashenti publikoi në llogarinë e tij në Instagram një video, e cila përmblidhte momentet më të bukura për të gjatë 2020-ës.

dojna mema vlashent sata (2)

Në video, Sata shfaqet krah Dojnës në vende të ndryshme ku janë “arratisur” bashkë për të kaluar kohë me njëri-tjetrin.

Nuk munguan pamje nga udhëtimet me makinë, të kënduarit bashkë, disa çaste intimiteti, shaka dhe të qeshura nga çifti më i ri i showbizz-it shqiptar.

dojna mema vlashent sata (5)

Uroj që ky fundvit t’ju gjejë me zemrën dhe sytë plot dashuri. Gjithçka tjetër do të bëhet më mirë”, shkruante këngëtari krahas videos së ëmbël.

dojna mema vlashent sata (8)

Ndër të tjera, në fund të postimit, Vlashenti dëgjohet duke i thënë Dojnës: “Ti je çdo gjë”, duke treguar kështu se bashkë kanë nisur një udhëtim shumë të gjatë.

dojna mema vlashent sata (6)

Edhe pse i pati mohuar zërat për një lidhje me Satën, moderatorja simpatike pranoi para disa kohësh se prej dy vitesh e gjysmë është në një lidhje dhe shumë e dashuruar.

dojna mema vlashent sata (5)

Postimet e dyshes në rrjete sociale i tregonin në të njëjtin vend, duke bërë që fansat të besonin se po jetojnë një romancë bashkë, dhe duket se kjo rezultoi të ishte e vërtetë.

dojna mema vlashent sata (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al