Rudina Demneri apo siç njihet nga të gjithë si Paloma është një natyrë e drejtpërdrejtë dhe pa komplekse. Këtë e vërtetoi edhe kur ishte në “Big Brother VIP”.
Ajo prej vitesh është e martuar me producentin Alandy, emri i vërtetë i të cilit është Andrei. Gazetarja ka qenë e hapur për të folur pa filtra rreth raportit të tyre dhe vështirësive që kanë hasur. E për të nuk përbën problem të flasë edhe për mënyrën se si ai e trajton kur ajo e tepron me pijen.
E ftuar në “Ftesë në 5”, Paloma tha se Alandy është shumë i kujdesshëm dhe e trajton si ‘bebe’ kur ajo pi shumë dhe dehet.
“Në raste të rralla ku pi bëhem shumë keq dhe më kap me këto reflukset. Burri më mban kokën me shumë dashuri dhe kujton ato momentet e tij e thotë: “Ç’të duhet ty me këto punë?” Më vesh, më zhvesh, më heq rrobat, më vendos peshqirin, çfarë nuk bën, më trajton si bebe në ato momente dhe them: “A të pi prap?” Ndaj është marrëdhënia e bukur.”- tregoi ajo.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, ajo ka treguar shumëçka nga jeta e saj. Madje rrëfimi për “betejën” e vështirë të bashkëshortit me alkoolin, u diskutua pa fund. “E di që Andrein e kanë vënë në pozita të vështira. Kam kërkuar ndjesë publike. Është një rrëfim shumë i sinqertë, një rrëfim që më doli nga shpirti. S’kam nevojë për vëmendje sepse mund të bëj lajme me shumë situata, por ajo histori më goditi. Unë nuk kam transformuar asgjë, e kam shpjeguar edhe te dhoma e rrëfimit…”– tregoi ajo pas daljes.
Alandy është autor këngësh, këngëtar, producent, i cili vjen nga Rumania dhe njihet si kompozitor i shumë hiteve të këngëtarëve jo vetëm shqiptarë, por edhe ballkanas. Ai dhe Palokma janë prindër të një vajze me emrin Luna.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al