22 Maj, 2021

Mediat e sulmuan për simbolin e shqiponjës dykrenare, por ja ç’mendim ka Anxhela Peristeri për këngëtaret serbe në “Eurovision 2021”


Anxhela Peristeri do të performojë mbrëmjen e sotme në finalen e madhe të spektaklit evropian “Eurovision 2021”.

anxhela peristeri (2)

Këngëtarja shqiptare do të ngjitet e dyta në skenë për të performuar në gjuhën shqipe këngën “Karma”.

anxhela peristeri ardit gjebrea (3)

Së fundmi, gjatë një interviste për “Prive”, Peristeri u shpreh shumë e lumtur që këtë vit “Eurovision” po realizohet.

anxhela peristeri (6)

Artistja arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve me fustanin e kuq që veshi në tapetin turkez, të stiluar nga Valdrin Sahiti.

Ajo dukej mjaft seksi dhe me vetëbesim teksa ecte para të gjithëve.

anxhela peristeri (7)

Besoj që ishte zgjedhja e duhur. Vendosa që këtë fustan për tapetin turkua të ‘Eurovision’ ta bëja me stilistin e mirënjohur Valdrin Sahiti dhe rezultoi që ne fituam edhe çmimin e veshjes më të mirë të mbrëmjes.

Jam shumë e lumtur për këtë. Veshja ishte seksi, besoj se të gjitha femrave u pëlqen të ndihen seksi, kështu që edhe unë u ndjeva shumë mirë me atë fustan”,- tha këngëtarja për veshjen e saj që bëri bujë në media.

anxhela peristeri (3)

Në lidhje me kualifikimin e saj në natën gjysmëfinale, Anxhela tha se deri diku e priste këtë vendim, sepse të dyja provat janë pritur shumë mirë dhe publiku i ka vlerësuar.

anxhela peristeri (2)

Do mundohem të bëj më të mirën në skenë që kjo performancë të dalë shuëm mirë, pastaj për atë gjë nuk kam ndonjë parandjenjë ose ndonjë përllogaritje, sepse asnjëherë nuk i dihet në një peticion, në një konkurs”,- tha Anxhela kur u pyet se çfarë parandjenje ka për natën finale.

anxhela peristeri (1)

Peristeri tregoi se këngët e saj të preferuara janë katër: Greqi, Itali, Francë dhe Maltë.

anxhela peristeri (5)

Para disa kohësh, tre këngëtare serbe kënduan live këngën e Anxhelës, të cilën thanë se e pëlqejnë shumë.

anxhela peristeri (4)

Ndonëse mediat serbe e cilësuan të turpshëm simbolin e shqiponjës dykrenare të Anxhelës para gazetarëve, këngëtarja u shpreh kështu për tre këngëtaret serbe:

anxhela peristeri (1)

“Janë tre vajza shumë simpatike të cilat i kam takuar. Mendoj që është një këngë hit, një këngë që po ecën shumë mirë dhe është shumë e dashur nga fansat dhe i uroj gjithë të mirat dhe përfaqësuesve të serbisë”.

anxhela peristeri ardit gjebrea (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al