4 Mars, 2022

Meghan Markle padiet nga motra e saj për deklaratat e rreme duke dëmtuar i imazhin e familjes dhe shkaktuar shqetësime emocionale


Meghan Markle nuk e ka pasur asnjëherë fëmijërinë ndrydhur që ajo dëshiron që publiku të besojë, sipas motrës së saj, e cila ka paditur Meghan për intervistën e famshme të Oprah Winfrey .Samantha Markle ka paditur motrën e saj për shpifje, teksa është veçanërisht e inatosur për disa nga gjërat që ajo dhe Princi Harry i thanë Oprah-t për familjen e Markle. Burimet për “TMZ” tregojnë se Samantha është e inatosur me Meghan-in për shkak të tregimit të një historie  të “familjes mbretërore” për veten, e cila ajo thotë se është thjesht e rreme.

Ajo pretendon se Meghan po prish imazhin e familjes së saj duke treguar gënjeshtra. Për shembull, Sam tregon se ajo dhe motra e saj kanë të njëjtin baba në Thomas Markle por nga nga tjerër Meghan tregoi në intervistën me Oprah-n se ajo ishte një “fëmijë i vetëm”.

Sipas saj Meghan hodhi një gënjeshtër tjetër kur i tha Oprah-s se e kishte parë për herë të fundit Samantën “të paktën 18, 19 vjet më parë dhe para kësaj, 10 vjet më parë”.

Këto nuk janë të vetmet mosmarrëveshje të supozuara, Samantha pretendon se Meghan e kishte kuptuar plotësisht gabim kur i tha Opra-s se ajo e ndryshoi mbiemrin e saj në Markle vetëm pasi Meghan filloi të takohej me Harry-n.Në padi, Samantha e akuzon gjithashtu përrallat e sajuara të Meghan-it për “varfërinë virtuale”, sepse Thomas pagoi që ajo të ndiqte “shkolla private dhe të shtrenjta”, klasa kërcimi dhe aktrimi. Ajo pretendon se babai mbuloi gjithashtu shkollimin dhe shpenzimet e jetesës së Meghan kur ajo shkoi në Universitetin Northwestern … diçka që Dukesha i tha Oprah dhe Ellen DeGeneres se ajo punonte vetë.Përsa i përket kësaj, Sam tregon se gënjeshtrat e supozuara për të dhe babanë e tyre ishin pjesë e një përpjekjeje të llogaritur në mënyrë që “ata nuk mund të ndërhynin ose të kundërshtonin narrativën e rreme dhe historinë e jetës përrallore të sajuar nga Meghan”.

Samantha thotë se fjalët e ashpra të Meghan kanë dëmtuar shitjet e autobiografisë së saj, e kanë penguar atë të gjejë punë dhe kanë shkaktuar shqetësime emocionale dhe mendore.

Avokati i Meghan-it, Michael Kump ka treguar … “Kjo padi e pabazë dhe absurde është vetëm një vazhdim i një modeli sjelljeje shqetësuese. Ne do t’i kushtojmë vëmendjen minimale të nevojshme, e cila është gjithçka që meriton.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al