12 Dhjetor, 2017

Meghan Markle, si ia doli vajza me ngjyrë dhe e divorcuar të marrosë Princ Harry-n


Autori i biografisë së Princeshë Dianës “In Her Own Words” nëpërmjet një postimi në Twitter ka treguar se është gati të shkruajë biografinë e Meghan Markle, e cila në pranverën e vitit që po vjen pritet që të bëhet zyrtarisht bashkëshortja e  Prince Harry-t. “Princesha e Hollywood”-it do të jetë titulli i librit që ai pritet të botoj më 19 prill të 2018.

Morton në atë libër premton të jap një rezyme me qasje përshkruese dhe analitike të jetës së Markle para se të bëhej pjesë e familjes mbretërore. Ai do të flasë edhe për stereotipet që Markle theu me fejesën e saj dhe ato që do të thyejë në të ardhmen; faktin sesi ia doli një vajzë me ngjyrë, e divorcuar dhe disa vite më e madhe se princi t’ia prishë mendjen këtij të fundit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al