14 Shtator, 2017

Melani Trump ndryshon stilin e veshjes, sportive dhe me konversa


Zonja e parë e Amerikës Melania Trump këtë herë ka ndryshuar komplet stilin e saj të veshjes gjatë vizitës në Florida pas dëmeve dhe shkatërrimit që ka lënë pas uragani Irma.

Mesa duket vizita  në Teksas pas uraganit, Harvey  dhe kritikat që mori sepse kishte veshur taka kanë bërë që ajo të ndryshojë këtë herë veshjen.

Melania është shfaqur me sportive se asnjëherë.

E veshur me një palë pantallona të bardha, të kombinuar me një këmishë ngjyrë jeshile, Zonja e Parë kishte veshur dhe një palë converse  që sikundër raportojnë mediat amerikane kushtonin 50 dollarë, shenjë treguese kjo e thjeshtësisë dhe solidaritetit me të dëmtuarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al