6 Shkurt, 2018

Melania injoron Donald Trump në sy të të gjithëve (VIDEO)


Veprimet e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, shpeshherë vihen në qendër të vëmendjes së mediave. E sidomos kur ajo ndodhet pranë bashkëshortit të saj, presidentit Donald Trump, duket sikur ka sjellje të çuditshme.

Mediat e huaja shkruajnë se kështu ka ndodhur edhe sot, kur të dy po dilnin për tu ngjitur në avion, për të shkuar në një udhëtim në Ohio. Siç shihet edhe nga pamjet, teksa po ecnin, Trump bën t’i kapë dorën bashkëshortes, por Melania e fsheh nën pallton e verdhë.

Video ka bërë sot xhiron e rrjetit ndërsa kjo nuk është hera e parë që Melania bën një veprim të tillë.

Edhe vitin e kaluar në një ceremoni zyrtare në Izrael, Melania ecte prapa presidentit duket vendosur që mos t’i afrohet. Kur Trump u afrua ajo i largoi dorën, duke bërë që ky moment të komentohej shumë në media e rrjete sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al