19 Shtator, 2017

Melania Trump bëhet imazh i një reklame në Kroaci


 

Zonja  e Parë e Amerikës Melania Trump tanimë është bërë pjesë e një reklame , ku posteri i saj është vendosur pranë një shkolle lokale në Zagreb të  Kroacisë. Imazhi i saj është përdorur për të promovuar një shkollë e cila është duke ofruar mësime në gjuhën angleze për gjithë të rinjtë dhe të rejat e vendit.

Posteri ku është imazhi i Zonjës së Parë Melania Trump mbart slloganin: “Vetëm imagjinoni se sa larg mund të shkoni me pak anglisht”.

Fushata nisi nga Instituti Amerikan, një qendër për promovimin e kulturës amerikane në kryeqytetin kroat.

 

Mesa duket shembulli i Melanias që nga modele arriti të bëhej gruaja e një prej njerëzve më të rëndësishëm në Amerikë është menduar që të shërbejë si frymëzim që të rinjtë të mësojnë anglisht dhe të ndjekin  ëndrrat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al