24 Shkurt, 2018

Melania Trump sërish në qendër të vëmendjes së medias, ja sa kushton veshja e saj


Melania Trump rikthehet në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare. Këtë të premte ajo u shfaq në krah të bashkëshortit të saj, Presidentit Donald Trump, kur përshëndetën kryeministrin e Australisë, Malcolm Turnbull, së bashku me bashkëshorten e tij, Lucy Turnbull, në Zyrën Ovale.

Në këtë dalje publike, sytë e mediave ishin të përqendruara te zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ishte veshur mjaft elegante.

Këtë herë Melania kishte zgjedhur të shfaqej me pallton e një prej firmave të saj të preferuara, “Dolce & Gabbana”.

Sipas mediave, palltoja e zonjës së parë ka një çmim të konsiderueshëm, plot 4.650 dollarë. Gjithashtu thuhet se veshja është dizenjuar posaçërisht për zonjën e parë.

Por jo vetëm palltoja, por edhe këpucët e Melania, tërhoqën vëmendjen e medias, e cila shkruan se janë të stilistit të saj të preferuar, Christian Louboutin.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al