3 Mars, 2022

Melinda Ademi i bën dedikim prekës nënës së saj të ndjerë: Do të të kem gjithmonë në zemër


Reperja e njohur shqiptare Melinda Ademi i ka bërë të ëmës së ndjerë një dedikim prekës në rrjetet sociale.

Sot është bërë një vit që kur ajo ka ndërruar pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit në moshën 50-vjeçare.

Në njëvjetorin e ndarjes së saj nga jeta, Melinda e kujtoi të ëmën përmes disa fotografive nga fëmijëria dhe fjalëve prekëse në rrjetet sociale, duke i thënë se do ta ketë gjithmonë në zemrën e saj. Në postimin e ndarë me ndjekësit e saj, Melinda shkroi:

“U prefsh në paqe nënë, më mungon shumë dhe gjithmonë do të të kem gjithmonë në zemër”, ishin fjalët prekëse të Melindës.

Melinda është treguar e rezervuar për të folur rreth ndarjes së parakohshme nga jeta e nënës së saj. E vetmja herë kur ajo ka folur për të ka qenë një intervistë në NIN, kur u shpreh:

“Ka luftuar shumë me qenë prezente, dhe jam shumë e lumtur që ka mundur me më parë duke performuar, me pas sukses. Më ka shty me qenë më e fortë, mos e me lan punën anash, vetë ka qenë shumë e fortë”.

Mes lotësh asokohe, ajo ka treguar se mërzia që i la vdekja e nënës është e papërshkrueshme, duke thënë se i vjen keq që e ëma iu largua nga jeta pa u bërë gjyshe duke lëshuar ende shumë kënaqësi të tjera.

“U mërzit shumë, ndoshta e ka ditur që ka me shkuar dhe nuk ka dashur. Ka dashur të rrijë, me na pa tu u rrit dhe as nuk u bo gjyshe. Shkoi shumë herët me 50 vjet. Kisha pas qejf me e kthyer dhe njëherë, por ka qenë e shkruar ashtu“.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al