11 Mars, 2022

Mendoi se po fliste me Rosalía, Harry Styles i shkruan një të panjohuri dhe mesazhet bëhen virale


Si do të reagonit po të merrnit papritur një mesazh nga Harry Styles?

Një person e ka patur këtë fat pasi këngëtari 28-vjeçare i dërgoi aksidentalisht një të panjohuri një mesazh, duke menduar se po bisedonte me Rosalía-n.

Ylli i “Milionària” e ftuar në “The Tonight Show” tregoi se shpesh ndryshon numrin e saj në mënyrë që të fokusohet në punën e saj në studio pa u shqetësuar nga të tjerët. Ka vetëm një problem të vogël: numri i vjetër i Rosalía-s i kalon dikujt tjetër dhe miqtë e saj të famshëm nuk janë gjithmonë në dijeni për ndryshimin.

“Unë nuk e dija se kjo ndodhi,” i tha ajo Jimmy Fallon. “Mendova se pasi përdorni një numër telefoni, atëherë numri zhduket apo diçka tjetër. Nuk e di pse e mendova. Shokët e mia mendonin se më shkruanin mua, por në fakt u shkruanin njerëzve të tjerë.”

Një nga ata ishte edhe Harry. Ish-anëtari i One Direction mendoi se po i dërgonte një mesazh Rosalías ku po e komplimentonte për këngën e saj “Dolerme” dhe shkroi “Kjo është e bukur”. Por ajo nuk e mori mesazhin, e mori dikush tjetër.

Biseda mes tyre vazhdoi me vajzën e panjohur që iu përgjigj: “E di, i dashur”, kurse Harry i replikoi: “E dua”. Personi në fjalë i shkruan më pas: “Të dua”. Duke menduar se është Rosalia, Harry replikën me “Edhe unë të dua”. Pas kësaj ai merr një mesazh ku thuhet: “Më fal. Je gabim. Nuk e di kush je.”

Është e panevojshme të thuhet se Harry ishte i hutuar, por personi në anën tjetër të telefonit nuk kishte dëshirë të bënte miq. “Ky numër ka qenë i dikujt tjetër më parë. Por tani është numri im. Kështu që mos më shqetëso më. Natën e mirë. Faleminderit.”

Rosalia, The Tonight Show, Jimmy Fallon, screengrab

Më pas Harry i dërgoi Rosalías një mesazh në Instagram duke thënë se mesazhet e saj ishin dyshuese, dhe më pas ai mësoi se çfarë ndodhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al