Justin Bieber po flet hapur për të shkuarën e tij. 25-vjeçari është subjekt i një dokumentari në YouTube të titulluar “Justin Bieber: Seasons” që përqendrohet në jetën, karrierën, muzikën dhe bashkëshorten e tij Hailey Bieber.
Ai flet në dokumentar për përdorimin e drogës në të kaluarën, pëfshirë momentin e parë kur piu marijuanë.
“Herën e parë që piva marijuanë ishte në kopshtin e shtëpisë sime dhe kuptova se më pëlqeu shumë. Ky ishte momenti kur filloi dëshira ime për të pirë marijuanë,”- tregoi këngëtari.
Ndërsa konsumimi i drogës filloi si një argëtim për Justin përfundimisht gjithçka u bë e ndërlikuar.
“Fillova të varesha prej saj dhe ky është momenti kur e kuptova që nuk duhet ta pija më. Nuk mendoj se është e keqe. Është thjesht për mua, mund të jetë varësi,”– tregoi ai.
Megjithatë marijuana nuk e vetmja drogë që Justin ka përdorur.
Këngëtari pranoi se përdori edhe ekstazi ose MDMA. Ndërsa Hailey u shpreh se e shikonte konsumimin e dograve nga bashkëshorti si një vetëmjekim për të përballur ankthin.
Bieber gjithashtu rrëfeu se ai arriti në një pikë ku mendonte se po vdiste dhe se ekipi i tij i sigurisë i kontrollonte gjatë gjithë natës pulsin.
Përfundimisht, Bieber ndaloi së abuzuari me drogën dhe filloi të merrte ilaçe kundër depresionit, të cilat ai tha se e ndihmuan të ngrihej nga shtrati.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al