25 Janar, 2024

“Meri do bëjë s*ks në “Big Brother VIP”- Shokon Ronaldo Sharka: Dua ta shikoj, është interesante sepse…


Moderatori Ronaldo Sharka së fundmi ka qenë i ftuar në “Top Albania Radio”, ku ndër të tjera ka komentuar edhe lojën e banorëve të “Big Brother VIP 3”.

I pyetur nga Salsano se a mundet që Meri Shehu të bëjë s*ks brenda shtëpisë, ai tha që egziston mundësia që astrologia të kryejë marrëdhënie intime brenda shtëpisë, ndërsa shtoi se do të kishte shumë dëshirë që të ndodhte një gjë e tillë.

Po, dhe mua do të më pëlqente shumë që Meri të bënte seks në “Big Brother”. Për mua si publik, është më interesante të shoh Merin, një personazh që ti nuk e pret dhe nga format që ka që të bëjë këtë gjë në ‘Big Brother’, sesa të shoh një vajzë seksi me forma, Rikja për shembull. Kështu që, unë dua realisht të shoh Merin që të bëjë seks në ‘Big Brother’”- u shpreh Ronaldo.

Përsa i përket banorit që moderator ka simpati është Heidi Baci, për të cilën ai tha që është një imazh i pakonsumuar nga publiku shqiptar dhe ka shumë për të dhënë në atë shtëpi.

Më pëlqen Heidi. Është një durrsake e lezetshme. Po shihja dje tek kjo pjesa e të nominuarve që duhet të argumentonin që pse s’duhet të dilni dhe Roza i bëri një pyetje që ‘A mendon Heidi se ke konsumuar imazhin tënd në “Big Brother”?’. Më fal, por unë si publik nuk di asgjë për Heidin. Pra, është një imazh tërësisht i pakonsumuar. Kurse për Rozën e dimë, për marrëdhënien e saj me të ëmën, për historinë me të atin, për qenushat që ajo ka pasur, për protestat që ka dalë, për puthjet televizive që ka bërë. Kështu që në këtë rast, Heidi ka një avantazh shumë herë më të madh. Njerëzit kanë kuriozitet dhe po ta shohësh në “Big Brother” ecin njerëzit nuk njihen ose që kanë disa vite të harruar.”- tha ish-banori i “BBVIP 2”.

Kujtojmë që Rondalo së bashku me Ina Kollçakun janë opinionistët e emisionit “Big Brother Fan Club”, përmes së cilit bëhen përmbledhjet javore të spëktaklit dhe diskutohen situatat më interesante që kanë ndodhur gjatë gjithë javës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al