Moderatori Meriton Mjekiqi mbrëmjen e djeshme, mes lotësh ka rrëfyer për herë të parë se djali i tij vuan nga autizmi dhe kjo ka qenë arsyeja pse ai ka vendosur të bëhet pjesë e formatit.
E prekur nga deklarata e banorit të “BBVIP”, Olta Gixhari ka reaguar përmes mnjë postimi në InstaStory.
“Uroj që ta fitosh Meriton, ti di të jesh super baba edhe kështu nga larg. Vdiqa”- ka shkruar Olta duke e shoqëruar me një emoj duke qarë.
Deklarata e Meritonit:
Loari është më autizëm dhe kjo është arsyeja që kam ardhur në këtë shtëpi që nëse fitoj të përgjigjem për djalin.
Kam shumë emocione kur flas për djalin tim kam shumë muaj që nuk flas dhe nuk e shoh as ne kamer telefoni Ishim 22- vjeç kur e kuptuam që do bëheshim prindër. Nuk kam qenë kur ka lindur djali ja kam dëgjuar zërin nga telefoni sepse nuk kishim viza, pandemia edhe disa probleme që kisha me bashkëshorten e kam takuar djali kur ishte 2 vjeç e kam të vështir të flas.
Kam pasur probleme me ish-bashkëshorten ka muaj që nuk e di si është a ka ecur. Më ka marr malli dua të shoh ndonjë video apo diçka uroj që një dite të behet burrë dhe do ta kuptoj ndarjen tonë do ti kërkoj falje djalit tim dhe do mundohem të jem shembulli me i mirë për të.”
Më pas ai i ka bërë thirrje publike mamasë së djalit që t’ia lejë gjysmën e tij t’i qëndojë afër.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al