23 Nëntor, 2024

Merr fund aventura me famën, Heidi Baci largohet nga Shqipëria! Vendimi për t’u rikthyer në Itali dhe problemet ekonomike pas ndarjes nga Romeo Veshaj


Pas ndarjes nga Romeo Veshaj, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Heidi Baci, njoftoi largimin nga emisioni “Goca dhe gra”, por mbeti për disa javë në Shqipëri, duke shkaktuar shumë dyshime te ndjekësit. Arsyet e largimit të saj u morën si të lidhura me kontratat që ajo po mbyllte, por tani duket se çdo gjë është zgjidhur.

heidi-baci-romeo-veshaj2

Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, Heidi ka konfirmuar se tashmë është larguar përfundimisht nga Shqipëria dhe ndodhet në Itali, duke nisur kështu një fazë të re të jetës së saj. Nuk dihet ende nëse moderatorja do të tentojë rrugën e famës edhe në Itali, apo do të kthehet të punojë në punën e mëparshme.

heidi baci 1

Pas ndarjes nga Romeo, Heidi ka vendosur të largohet nga Shqipëria, duke hequr dorë kështu edhe nga karriera e saj si moderatore. Vendimin, ish-finalistja e “Big Brother” e bëri me dije në puntatën e fundit të sajën në “Goca dhe Gra”.

heidi-baci-romeo-veshaj-4

“Fillimisht, doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për emisionin, për dyert që më ka hapur”, tha Heidi me emocion. Ajo sqaroi se ky largim është një vendim personal i marrë me kujdes dhe pa qëllim për të shkaktuar polemika.

heidi baci

“Vijnë ca momente në jetë… Nuk dua të krijohen polemika, është vendim i peshuar dhe për arsye personale. Unë duhet të rigjej veten, listën e prioriteteve të mia dhe të shoh ku do jem”.

E emocionuar, Heidi theksoi se ndonëse e ka vlerësuar mundësinë dhe ka pasur dyer të hapura, për të rëndësi ka të jetojë për veten, jo vetëm për punën.

heidi-baci-romeo-veshaj-2

“Është një moment që sado jam ndjerë shumë mirë, me dyer të hapura, ndihem shumë mirënjohëse për këtë, në fakt unë punoj për të jetuar, nuk jetoj për punën. Por të ardhmes nuk i dihet asnjëherë”, përfundoi ajo, duke lënë të hapur mundësinë për të rikthyer në ekran në një moment tjetër.

heidi baci romeo veshaj

Dhe duket se ish-banorja u tregua e sinqertë në deklaratën e saj, duke u shprehur se nuk jeton për të punuar, por punon për të jetuar. Pas ndarjes nga Romeo, Heidi nuk ka edhe një shtëpi ku të jetojë këtu, një problem ky që i ka dalë fundazi, duke menduar marrjen e një shtëpie me qira, por që për momentin, për buxhetin e saj është një hap i pamundur. E kushtëzuar nga ky fakt, si dhe nga fakti se këtu tashmë nuk ka asnjë pranë, ajo ka menduar që largimi për në Milano është vendimi më i mirë që mund të marrë.

heidi baci romeo veshaj4

Që pas daljes nga “Big Brother”, ajo shkoi të jetonte në shtëpinë e Romeos, por pas ndarjes, ish-banorja është larguar nga shtëpia, duke bërë që të mbetet pa një vend për të jetuar. Paga e pamjaftueshme si dhe kontratat e pakta që ka bërë në “Instagram” ka qenë një mënyrë e pamjaftueshme për të për të përballuar jetën e Tiranës. Nga ana tjetër, ka qenë familja e saj, që ka këmbëngulur që Heidi të rikthehet pranë saj. Duket se tashmë, ndarja me Romeon është një fakt dhe çifti i ka ndarë keq rrugët e tyre, duke sjellë edhe largimin e saj nga Shqipëria, në pamundësi për të vijuar jetën këtu.

heidi baci romeo veshaj2

Dy ish-finalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit. Por ishte fillimi i shtatorit, kur u fol për një krizë mes tyre. Që atëherë, dy protagonistët kanë zgjedhur që të mos flasin për historinë e tyre, duke vazhduar së shfaquri veç e veç. Vetëm pak javë më parë, “Panorama” publikoi disa fotografia të Heidit, ku shfaqej në Tiranë, në shoqërinë e një mashkulli.

heidi baci romeo veshaj

Nga ato çfarë mund të mësonim, bëhet me dije se djali në fjalë është një afërm i saj dhe nuk bëhet fjalë për një flirt të ri. E veshur me një palë xhinse dhe një xhaketë të bardhë, Heidi kishte vendosur një kapele dhe një palë syze dielli, si për t’ju shmangur disi syve të kureshtarëve, por duket se nuk ia ka dalë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al