22 Dhjetor, 2017

Merr fund lidhja e Era Istrefi dhe Faton Shoshit


Era Istrefi dhe Faton Shoshi përveç se dy bashkëpunëtorë të ngushtë, u përfolën shpesh edhe për një marrëdhënie sentimentale mes tyre.

Disa kohë më parë mediat raportuan për një krisje mes tyre dhe fundin e kontratës, por Fatoni i mohoi këto zëra.

Por me sa duket gjërat nuk janë tamam kështu. Siç shkruan “Kosovarja.al”, as Era dhe as Fatoni nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, ç’ka do të thotë se dhe ndarja e tyre mund të mos ketë qenë shumë paqësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al