13 Mars, 2024

“Merre dhe fluturo me të”/ Juli i dhuron presh Romeos në “BBVIP”! Aktori: Të ngeli në dorë, përdor fantazinë dhe gjeja vendin


Një debat me tone të larta ka ndodhur mes banorëve në BBV, ku Romeo është përplasur me Julin, Eglën, Erjolën dhe Ledjonën, lidhur me ndarjen e tij nga Heidi, për të cilën banorët mendojnë se Romeo e përdor për lojë.

Gjatë përplasjes, Juli i është drejtuar Romeos duke i dhënë një presh, ndërsa ky i fundi i është përgjigjur duke i thënë “deri sa lart mund të fluturosh me këtë ti?”.

Edhe Erjola ka reaguar tepër e revoltuar ndaj Romeos, duke i thënë “e vërtetove që nuk di të bësh gjë tjetër përveç se të përdorësh femrat”.

Pjesë nga debati:

Juli: Merre (i drejton presh)

Romeo: Deri ku mund të fluturosh me këtë ti? Ca i ke këto

Juli: Një lule për ty, se këtë e meriton sot, të ka hyrë vetja në qejf.

Egla: Juli lerë se gjynah. Po të këshilloj të mos më përmendesh më fjalën ushtar.

Erjola-Romeos: E vërtetove që nuk di të bësh gjë tjetër përveç se të përdorësh femrat.

Romeo: Je normale ti moj, zgjohu ma argumento si?

Juli: Merr preshin, është në dëlir sot ky dhe po ja jap.

Romeo: Pse të ka ikur ngjyra.

Juli i fërshëllen dhe i drejton sërish preshin.

Romeo: Po të ngeli preshi në dorë o lumadh, gjeji vendin, përdor fantazinë.

Juli: Merre ti. O viktimë. Bravo, bravo (e duartroket).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al