19 Qershor, 2022

Mes debateve të shumta për ‘Sunny Hill’, Dua Lipa bën dedikimin e veçantë për Dukagjinin: Legjendë absolute


Mes urimeve të shumta në rrjetet sociale në ‘Ditën e Baballarëve nuk mund të mungonte as ai i Dua Lipës.

“Dita e Baballarëve” nuk është një festë shumë e njohur në vendin tonë, por në shumë vende festohet ashtu si ‘Dita e Nënës’. Kjo fetsë u propozua për herë të parë nga Sonora Dodd në Washington në 1909 dhe në Shtetet e Bashkuara festohet çdo vit të dielën e tretë të qershorit.

E me atë rast këngëtarja me famë botërore ka publikuar në rrjetet sociale një foto të para shumë viteve kur ishte ende fëmijë, teksa Dukagjini e mban në krahë. “Gëzuar ditën e baballarëve legjendë absolute. Të dua!”- ka shkruar ajo krah fotos.

Më pas ka ndarë një tjetër foto krah të atit të shkrepur gjatë pushimeve të vitit të kaluar.

Postimi i Duas vjen mes rrëmujës dhe debateve të shumta që shkaktoi në Shqipëri e Kosovë transferimi i “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë.  Vetë Dua Lipa ka zgjedhur të heshtë. I vetmi reagim i saj ka qenë repostimi i lajmërimit të faqes zyrtare të “Sunny Hill” në Instagram ku shkruhej rreth ndryshimit të vendndodhjes.

Babai i saj pas letrës publike, ku ia delegonte gjithë fajin qeverisë së Kosovës, nuk i është përgjigjur asnjë aludimi apo pikëpyetjeje tjetër. Duke marrë parasysh përmasat e kësaj çështjeje, pritet që shumë përgjigje të jepen në gusht, kur Festivali të mbahet. Por, deri atëherë, ende shumë gjëra mbeten të paqarta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al