17 Mars, 2024

Mes Ilnisës, Sarës, Rozës dhe Françeskës, ja banorja që la shtëpinë e Big Brother VIP! Çfarë ndodhi mes Rikes dhe Eglës pas hapjes së Zarfit të Zi


Sara Karaj është banorja që u eliminua nga Big Brother VIP. Ajo ishte në nominim me tre vajza të tjera, Roza, Ilnisa dhe Françeska.

Publiku ka vendosur të shpëtojë banoret e tjera, por Sara nuk ka arritur ta kapërcejë këtë nominim të vështirë.

Sara Karaj nuk ka as biletë fati sepse hyrja e saj disa javë pas nisjes së spektaklit nuk ia mundësonte këtë.

Kështu ajo ndërpreu përfundimisht rrugëtimin brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ndërkohë situata e tensionuar mes Rikes dhe Eglës, bëri që në shtëpinë e Big Brother VIP të mbërrinte Zarfi i Zi, i cili përmbante një televotim kokë më kokë mes dy banoreve.

“Egla dhe Rike për shkak të situatës së vështirë që jeni përfshirë, Vëllai i Madh ju dërgon në televotim, me njëra-tjetrën”, shkruhej në zarfin që u lexua nga Ledion Liço.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al